Aksident me vdekje në Lushnje

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 18:32 | Kronikë
 

Një aksident i rëndë ka ndodhur  rreth një orë më parë në Golem të Lushnjës. Sipas Policisë një 64-vjeçar ka aksidentuar me vdekje një person, end etë paidentifikuar.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.

U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos