Policia e Vlorës ka ndaluar një 34-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies ndaj një lokali në fshatin Kotë të Selenicës.
Sipas hetimeve, 34-vjeçari D.K. ka shkuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në lokalin e shtetasit D.K. dhe i ka vënë atij flakën.
Si pasojë e zjarrit në lokal nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 34-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)