Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç.
Siç bëhet e ditur, rreth orës 09.30, një 19-vjeçar ka aksidentuar me makinë një këmbësor, i cili për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)