Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 13:33 | Bota

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze

Autoritetet e sigurisë në Berlin po përgatiten për një operacion të gjerë policor në kuadër të protestës së paralajmëruar nga iniciativa “Gen Y regelt” (Gjenerata Z vendos), e cila pritet të zhvillohet gjatë ditës së Halloween-it.

Për garantimin e sigurisë, më 31 tetor do të angazhohen rreth 1,500 efektivë policie shtesë, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe autobotët me ujë, që mund të përdoren për shpërndarjen e turmave.

Protesta kryesore është planifikuar të mbahet pranë Portës së Brandenburgut, duke nisur në orën 14:00, në të njëjtën kohë me tubime të tjera në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Sipas parashikimeve të policisë, në këtë protestë pritet të marrin pjesë rreth 10 mijë persona.

Në tubim pritet të bashkohen nxënës, studentë dhe prindër.

Ndërkohë, masat paraprake nuk kufizohen vetëm te autoritetet e sigurisë. Rrjeti i njohur i parfumerive Douglas ka planifikuar mbylljen e përkohshme të 12 dyqaneve në Gjermani gjatë ditës së nesërme.

Edhe një sërë biznesesh të tjera po marrin masa mbrojtëse, duke vendosur struktura të posaçme për të mbuluar vitrinat e dyqaneve luksoze, në pritje të zhvillimit të protestave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos