Në sheshin “Çerçiz Topulli”, historia, kujtesa dhe trashëgimia ushtarake në ekspozitë

Nga Gazment Janku
30 Tetor 2026, 13:39 | Kulturë

Në sheshin “Çerçiz Topulli”, historia, kujtesa

Muzeu i Forcave të Armatosura po shfrytëzon qytetet kryesore turistike të vendit, të cilat kanë fluks të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj, për t’i njohur ata me koleksionin e armëve që ruhen në muze. Bëhet fjalë kryesisht për armë që janë përdorur në momente të rëndësishme historike të vendit.

Një ekspozitë e tillë u organizua edhe në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, ku u prezantuan disa nga armët kryesore të koleksionit të Muzeut të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në ekspozitë nuk mungonin as armët që janë përdorur nga figura të rëndësishme të kombit shqiptar.

Ekspozita të tilla pritet të organizohen nga Muzeu i Forcave të Armatosura edhe në qytete të tjera turistike të vendit, me synimin për ta bërë më të njohur historinë dhe trashëgiminë ushtarake shqiptare për publikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos