Vodhi para me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim 36-vjeçari pas 5 vitesh hetime

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 13:03 | Aktualitet

Vodhi para me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 36-vjeçar nga Puka, i dyshuar si një nga autorët e një grabitjeje me armë zjarri të ndodhur në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë.

Sipas njoftimit të Policisë së Lezhës, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. K., ndaj të cilit Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht 2021, kur një shtetasi me inicialet A. K. i janë marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Pas hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, është bërë i mundur identifikimi i 36-vjeçarit si një nga personat e dyshuar të përfshirë në grabitje.

Gjithashtu, gjatë hetimeve është identifikuar edhe një person tjetër që dyshohet se ka marrë pjesë në këtë ngjarje. Për arsye hetimore, policia nuk ka bërë të ditur identitetin e tij.

Aktualisht, vijon puna për kapjen e 36-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të grabitjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos