
Binance, platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e kriptomonedhave, ka njoftuar se ka nisur rikuperimin e një pjese të fondeve të vjedhura pas sulmit të madh kibernetik, dëmi i të cilit vlerësohet në rreth 6.3 miliardë dollarë.
Ky sulm konsiderohet një nga më të mëdhenjtë në historinë e tregut të kriptomonedhave.
Bashkëdrejtuesi i kompanisë, Richard Teng, bëri të ditur se hetimet paraprake tregojnë se sulmi mund të ketë nisur nga komprometimi i kompjuterit të një inxhinieri të departamentit DevOps. Kjo u ka dhënë hakerave mundësinë të hyjnë në sistemet e kompanisë.
Në një njoftim të mëvonshëm, Binance bëri të ditur se gjatë hetimeve janë zbuluar edhe pika të tjera nga të cilat mund të jetë kryer ndërhyrja në sistem.
Kompania po bashkëpunon me partnerë të industrisë së kriptomonedhave dhe autoritetet për të gjurmuar asetet e vjedhura dhe për të rikuperuar sa më shumë prej tyre. (A2 Televizion)