Një grua 63 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Tiranë, pasi u godit nga një makinë teksa po kalonte rrugën.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Valias, kur shtetasja L.B. u përplas nga mjeti i drejtuar nga E.S. 24 vjeç.
Ndonëse e moshuara u dërgua me urgjencë në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat. (A2 Televizion)