Një aksident me vdekje ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”. Sipas policisë një automjet i drejtuar nga një 24-vjeçar është me motomjetin e drejtuar nga një 23-vjeçar. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri 18-vjeçar.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)