Tre automjete janë përplasur pak pas mesnate në zonën e "Pallatit me Shigjeta" në Tiranë. A2 CNN mëson se nga aksidenti nuk pati të lënduar vetëm dëme materiale.
Pas aksidentit mes tyre pati përplasje me sende të forta. Efektivët e policisë kanë shoqëruar dy persona në polici, ndërsa një prej drejtuesve është larguar nga vendngjarja.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm.
(A2 Televizion)