Aksident me 2 të plagosur në aksin Fier-Levan, përplasen 2 automjete

Nga A2 CNN
4 Prill 2025, 12:13 | Kronikë

Aksident me 2 të plagosur në aksin Fier-Levan, përplasen 2

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy automjete tip “Volsvagen” dhe tip “Opel” janë përplasur me njëra - tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar. 

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos