Aksident me 5 të plagosur në Dibër

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 11:25 | Kronikë
Aksident me 5 të plagosur në Dibër
Foto ilustruese.

Rreth orës 09:30, në fshatin Trepçë, janë përplasur dy automjete të tipit "Benz", me drejtues shtetasit D.D., 22 vjeç, dhe J.B., 48 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe tre pasagjerë, shtetasit K.M., J.B. dhe G.B., përcjell A2 CNN, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos