
Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën Vlorë–Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në asfalt.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa Policia konfirmon se nuk ka persona të lënduar, shkruan A2 CNN.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në autostradë është bllokuar përkohësisht, duke krijuar radhë të gjata automjetesh që presin hapjen e kalimit. (A2 Televizion)
