Aksident pranë Vlorës, makina përfundon në kanal

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2025, 16:31 | Kronikë

Aksident pranë Vlorës, makina përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:10 në aksin Kuç-Vlorë në fshatin "Gjorm”.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip Volswagen me targa AB173GF me drejtues shtetasin M.T rreth 50 vjeç dhe pasagjer D.T 33 vjeç dyshohet se për shkak të lagështirës në rrugë ka dalë prej saj dhe ka përfunduar në kanalin kullues.

Të dy personat u nisën me urgjencë me ambulancë drejt spitalit rajonal të Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos