
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e pasdites së të shtunës në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se një mjet tip Ford ka goditur nga pas një BMV X5 dhe për pasojë ka marrë flakë.
Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët. Nuk ka të lënduar nga të dy mjetet.
Policia rrugore po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas zjarrfikësve mjeti tip Ford nga përplasja ka pasur shkëndijë në bateri dhe më pas tubat e gazit që janë çarë kanë sjellë flakët.
Po punohet edhe për pastrimin e autostradës. (A2 Televizion)
