Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës, në afërsi të fshatit Metoq.
Nga përplasja e dy automjeteve, janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës. Të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Klaudio Kupi dhe Florian Gjoncaj, me banim në fshatin Gjashte.
Një nga mjetet e aksidentuara është një “Mercedes-Benz” me targa AB 385 AI.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore përkatëse. (A2 Televizion)