Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, u sekuestrohen 450 000 euro pasuri në Elbasan dy personave

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 10:44 | Kronikë

Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, u

Policia e Elbasanit ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Bëhet fjalë për 1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen "Dyli Haxhire", Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion"; 

Si edhe 1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen "Kongresi", Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion".   

Njoftimi i Policisë Elbasan

DVP Elbasan/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar "Sundimi i ligjit", vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit. 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Estate 2”. 

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit" dhe si rezultat i hetimeve pasurore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real Estate 2”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Elbasanit, u sekuestruan:  

1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen "Dyli Haxhire", Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion"; 

1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen "Kongresi", Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion".   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.      (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos