Aksident me një të plagosur në Lushnje

Nga Çaku Tafa
19 Dhjetor 2024, 18:08 | Kronikë

Aksident me një të plagosur në Lushnje

Aksident në rrugën nacionale Fier Shegan-Krutje në afërsi të fshatit Allkaj. Fatos Shabani 66 vjeç nga Fier-Shegani udhëtonte me motoçikletë drejt Allkajt dhe është përplasur nga një Benz.

Nga përplasja drejtuesi i motoçikletës është transportuar me urgjencë në spital, shkruan A2.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun. Nga spitali i Lushnjës mësohet se i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos