E rëndë në Maliq, një grua dhunohet nga bashkëshorti dhe vjehrri

Nga Artin Halili
1 Shtator 2024, 20:12 | Kronikë

E rëndë në Maliq, një grua dhunohet nga bashkëshorti

Dhunohet nga bashkëshorti dhe vjehrri një grua në qytetin e Maliqit.

Burime të siguruara nga A2 thanë se ka qenë bashkëshorti ai që e ka goditur bashkëshorten kur ka qenë i pranishëm dhe babai i tij.

Ka qënë gruaja e dhunuar ajo qe ka lajmëruar forcat e policisë të komisariatit të Maliqit, të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e dhunuesve në ambientet e këtij komisariati.

Pas marrjes në pyetje, policia ka bërë ndalimin e bashkëshortit, ndërkohë që vjehrri i se dhunuarës do të ndiqet në gjendje të lirë.

Mësohet se bashkëshorti është kontigjent policie dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Policia parandaloi përshkallëzimin e një rasti dhune në familje.

U arrestua në flagrancë 31- vjeçari dhe u procedua penalisht 59- vjeçari (babai i 31 vjeçarit).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit të marrë, për një rast dhune në familje kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para rezultoi se shtetasi E. Z., pas një konflikti për motive xhelozie, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga veprimet hetimore rezultoi se dhe babai i 31 vjeçarit shtetasi T. Z., ishte përfshire në konflikt dhe kishte ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares (nuses së djalit).

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 31 vjeç, dhe u procedua penalisht babai i tij shtetasi T. Z., 59 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos