Dhunonte gruan dhe të atin, arrestohet 42-vjeçari në Maliq

Nga A2 CNN
2 Shtator 2024, 09:24 | Kronikë

Dhunonte gruan dhe të atin, arrestohet 42-vjeçari në Maliq

Një 42-vjeçar është arrestuar në Maliq pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, si dhe dëmtoi me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet M. K., banues në fshatin Pendavinj të Maliqit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. K. ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos