Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2026, 12:27 | Kronikë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet

Ditën e djeshme në aksin Thumanë-Milot, ka ndodhur një aksident i rëndë me pasojë vdekjen. Shtetasi me inicialet B.D., 35 vjeç, banues në Durrës është arrestuar, pasi përplasi për vdekje me kamion shtetasin L.B., i cili drejtonte një ciklomotor.

Drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe do të gjykohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Rreth orës 15:00 të datës 25.02.2026, 35-vjeçari, me kamionin që drejtonte, përplasi ciklomotorin që drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi L. B., i cili si pasojë humbi jetën”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos