“Taksë të jashtëzakonshme për ata që dalin jashtë SHBA”, Trump paralajmëron gjigantët e teknologjisë për qendrat e AI-së

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2026, 23:05 | Bota

“Taksë të jashtëzakonshme për ata që dalin

Donald Trump ka deklaruar se do t’u ndalojë kompanive amerikane ndërtimin e qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale jashtë territorit të SHBA-së, duke paralajmëruar një “taksë të jashtëzakonshme” për kompanitë e teknologjisë që do të veprojnë në këtë mënyrë.

“Do ta mbajmë gjithçka në këtë vend”, deklaroi presidenti amerikan, pa dhënë shumë detaje mbi politikën e mundshme, për të cilën tha se disa prej anëtarëve të kabinetit të tij po dëgjonin për herë të parë.

Qendrat e të dhënave ishin një nga çështjet kryesore të zgjedhjeve të mesmandatit në fillim të nëntorit, ku shumë kandidatë demokratë premtuan rregulla më të rrepta për ndërtimin e tyre.

Gjigantë të teknologjisë, përfshirë Meta dhe Google, kanë lidhur tashmë marrëveshje për ndërtimin e qendrave të të dhënave jashtë SHBA-së. Megjithatë, mbetet e paqartë se si do të zbatohej një politikë e tillë, nëse ajo do të miratohej.

“Ne nuk do t’i lejojmë kompanitë tona të ndërtojnë qendra të të dhënave jashtë vendit tonë. Sepse Kina do t’i marrë të gjitha dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve gjatë një konference për shtyp, pas kthimit nga vizita e tij në Azi.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo ide do të kthehet në një politikë zyrtare të administratës amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos