Mbi një vit në burg, më pas arrest shtëpie, si u arrit ekstradimi i Durim Bamit

Nga Igli Çelmeta
26 Shkurt 2026, 09:57 | Kronikë

Mbi një vit në burg, më pas arrest shtëpie, si u arrit

Durim Bami është nga shqiptarët që ndodhej në Dubai, i cili ka qëndruar në burg atje më shumë se kushdo shqiptar tjetër, mbi 1 vit, më pas në masë arrest shtëpie. Tani që u vendos ekstradimi i tij ai ishte në masë arrest shtëpie.

Prej 14 majit 2024 ka qenë një betejë e fortë mes autoriteteve shqiptare për të kryer ekstradimin e tij i cili po shkonte drejt finalizimit pas një pune voluminoze nga departamenti i marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, shkruan A2 CNN. Së fundmi autoritetet në Dubai kishin nisur edhe procedim për verifikim pasuror për Durim Bamin. Pas një kalvari të gjatë gjyqesh dhe procedurash vetë Durim Bami pranoi të ekstradohej në Shqipëri, duke qenë dakord me ekstradimin e tij.

Durim Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg",  për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Bami akuzohet nga SPAK se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale kokrronin eliminimin e Durim Bamit, fakte që u zbuluan nga përgjimet në SKY ECC.

Po ashtu, SPAK e akuzon Durim Bamin se në shkurt 2021, Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.

SPAK e akuzon Durim Bami se drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë periudhës dhjetor 2019-shtator 2020. Nga SKY, SPAK zbuloi se më ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, tashmë i arrestuar, dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione për operacionet e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos