Digjet një automjet gjatë natës në Pogradec

Nga Artin Halili
26 Shkurt 2026, 07:58 | Kronikë

Digjet një automjet gjatë natës në Pogradec

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr. 1 të Pogradecit, pranë “Kapri Center”.

Digjet një automjet gjatë natës në Pogradec

Sipas informacionit nga Shërbimi Zjarrfikës, njoftimi është marrë rreth orës 02:50. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e zonës, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në objekte apo mjete të tjera pranë.

Digjet një automjet gjatë natës në Pogradec

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave. Pritet një deklaratë zyrtare për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Digjet një automjet gjatë natës në Pogradec

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos