Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e së martës në unazën e qytetit të Lushnjës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “ish-komunalja”, ku një makinë është përplasur me drejtuesin e biçikletës, i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. (A2 Televizion)