Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Vorë-Tiranë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 15:16 | Kronikë

Aksident me pasojë një të vdekur në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Vorë–Tiranë. Specialistët e qarkullimit rrugor njoftojnë se rreth orës 05:20, drejtuesi i një automjeti, E. K., 43 vjeç, ka përplasur një këmbësore, N. M., 64 vjeçe, e cila po tentonte të kalonte trafikndarësen.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 64-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital, shkruan A2 CNN.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos