Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Laç.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ku automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)