Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet shoferi i ambulancës së spitalit të Koplikut

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 11:45 | Kronikë

Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet shoferi i ambulancës së

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga drejtuesin e ambulancës së spitalit të Koplikut, Perlat Semaj, pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur paraditen e së enjtes në aksin Shkodër-Koplik.

Në këtë aksident ndërroi jetë që u regjistruar në afërsi të fshatit Çezme mbeti viktimë 55-vjeçari, Abaz Kuka.

Viktima ishte drejtues i automjetit që u përplas nga autoambulanca e drejtuar prej Semajt gjatë një parakalimi të gabuar.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor "Shkodër- Hani i Hotit", ju  informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin P. S., 65 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.  65 vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Autoritetet po ashtu sqarojnë se si pasojë e aksidentit janë lënduar edhe dy pasagjeret, shtetaset S. K.,43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe, (bashkëshortja dhe vajza e viktimës), të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos