Aksident në aksin Fier-Seman, makina përfundon në kanal, transportohet në spital 27-vjeçarja  

Nga Çaku Tafa
20 Shtator 2026, 12:36 | Kronikë

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përfundon në kanal,

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim, ku Mjeti Mercedes Benz i cili drejtohej nga 27-vjeçarja Z.D ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj.

Drejtuesja e mjetit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet në sallë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Aksi Fier-Seman mbetet një njollë e zezë për aksidente të cilat kanë qenë të shumta veçanërisht gjatë muajve të verës.

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përfundon në kanal,Aksident në aksin Fier-Seman, makina përfundon në kanal, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos