
Foto nga aksidenti në aksin Levan-Tepelenë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë. Nga të dhënat paraprake mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Foto nga aksidenti në Levan-Tepelenë
Për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Varibop. Policia ndodhet në vendngjarje.

Foto nga aksidenti në Levan-Tepelenë
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit", shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(A2 Televizion)