Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina e marrë me qira nga dy turistë përplas Benzin, i cili përfundon në kanal

Nga A2 CNN
4 Maj 2024, 12:26 | Kronikë

Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina e marrë me qira nga dy

Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit. Dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip Dacia me targa AB 522 KG i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip Benz me targa AA723 JF, i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës.

Nga përplasja ka pasur dëme materiale ndërsa drejtuesi i Benzit dhe udhëtarët e tij janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut dhe po dokumenton ngjarjen.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos