Del nga rruga automjeti në Durrës, dy të lënduar

Nga Elitjona Doko
3 Maj 2024, 18:28 | Kronikë

Del nga rruga automjeti në Durrës, dy të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit të Durrësit. Një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi, ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biciklist, një këmbësor dhe është përplasur një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas edhe me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos