Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Sarandë - Skërficë, në afërsi të fshatit Senicë të bashkisë Delvinë.
50-vjeçari Alton Zhuli duke drejtuar automjetin e tij të markës “Toyota” ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë është kthyer përmbys në mes të rrugës. Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës. Nga kontrolli i testit të alkoolit doli 0.00mg/L, që tregon se drejtuesi nuk kishte konsumuar alkool.
Ndërkohë, po punohet për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti që fatmirësisht përfundoi pa humbje jete. (A2 Televizion)