Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) ka pezulluar 4 policë për shpërdorim detyre.
Të pezulluarit janë komisar A. M., me detyrë Shef Seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier; N/Komisar E. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë; Inspektor R. Ç., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë; N/Komisar S. K., me detyrë Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, shkruan A2.
Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 bimë narkotike. (A2 Televizion)