Meta mbetet në burg, Gjykata nuk pranon të shuajë masën e sigurisë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 14:01 | Kronikë

Meta mbetet në burg, Gjykata nuk pranon të shuajë masën e

Ish-Presidenti Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim ndërkohë që vijon procesi ndaj tij, ku akuzohet për korrupsion, shkruan A2 CNN. Gjykata e Posaçme vendosi të mos shuajë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi vjen një vit pasi Meta u arrestua me urdhër të SPAK. Në këtë kërkesë Meta pretendonte shuarje të masës pikërisht pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha se me këtë vendim, Gjykata ka krijuar një precedent të rrezikshëm. “Precedentit të mbajtjes peng të presidentit pa ligj. Vërtet jemi në seancën paraprake, por nuk kemi zhvilluar asnjë seancë. Nuk e dimë kur do të përfundojë kjo seancë. Nuk e dimë sa do të zgjasë, çfarë vendimi do të marrë gjykata, kështu që jemi në errësirë totale. Gjykata e ka mbushur kupën, ka rrëzuar kërkesën tonë, por është një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Cakrani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos