Aksident në Berat, motoristi përplas te vijat e bardha turistin holandez

Nga Çaku Tafa
22 Qershor 2026, 16:18 | Kronikë

Aksident në Berat, motoristi përplas te vijat e bardha turistin

Një aksident ka ndodhur në "Rrugën e lumit", përgjatë  shëtitores, në qytetin e Beratit. Një 35-vjeçar, që ishte duke qarkulluar me shpejtësi në këtë rrugë me motor, ka përplasur në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J., 53-vjeç, i cili ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup turistësh.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas mjekimeve të marra, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Efektivë të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motorit, 35-vjeçarin B.M, banues në Berat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos