
Një aksident rrugor është regjistruar në Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi A. P.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit A. P. dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë transportuar drejt Spitali i Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)