Aksident në Lushnjë, 3 të plagosur

Nga Çaku Tafa
20 Prill 2026, 15:09 | Kronikë

Aksident në Lushnjë, 3 të plagosur

Aksident në kthesën e Goriçajt, në Lushnje. Dy automjete janë përplasur, ku njëri ka përfunduar në kanalin me ujë, ndërsa tjetri, i ngarkuar me fidanë pemësh, ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore, shkruan A2.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor: kamioni ka tentuar të kthehet, ndërsa mjeti i vogël ka hyrë gabim në parakalim, duke shkaktuar përplasjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos