
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në landfillin e Bushatit, duke shkaktuar alarm në zonë.
Sipas raportimeve, në vendngjarje ndodhen 5 mjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe një mjet ekskavator që po ndihmon në ndërhyrje.
Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe punonjës të landfillit, të cilët po kontribuojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.
Landfilli i Bushatit shërben si vend depozitimi i mbetjeve për bashkitë Vau i Dejës, Shkodër dhe Lezhë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)