Nën efektin e drogës dhe alkoolit, 40-vjeçari përplaset me makinën e policinë te Sheshi “Wilson”

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 12:47 | Kronikë

Nën efektin e drogës dhe alkoolit, 40-vjeçari përplaset me

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pas një ndjekjeje disa minutëshe, sepse po kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe nuk iu bind urdhrit për ndalim.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku drejtuesi i mjetit shtoi shpejtësinë, përplasi automjetin e policisë dhe rrezikoi jetën e efektivëve. Ai u kap në sheshin “Wilson”, në kuadër të operacionit “Efekti”.

Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari Mishel Prela, drejtonte mjetin në efekt të alkoolit dhe lëndëve narkotike, si dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi kokaine.

Njoftimi DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Efekti”.

Kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe pa leje drejtimi, 40-vjeçari kapet te sheshi “Wilson”, si rezultat i ndjekjes policore.

Pasi iu bë shenjë ndalimi, ai shtoi shpejtësinë e automjetit, kreu manovra të rrezikshme për jetën e punonjësve të Policisë, përplasi automjetin e tyre dhe gjatë shoqërimit, i kundërshtoi me dhunë.

Sekuestrohen automjeti tip “Volkswagen” dhe sasi lënde narkotike Kokainë që u gjet gjatë kontrollit në të.

Gjatë patrullimeve të shtuara gjatë fundjavës, me objektiva garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konstatuar një shtetas që kryente manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, dhe për këtë arsye i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të përsëritur të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, përplasi automjetin e Policisë duke rrezikuar, jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje, dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar “Efekti”, kanë mundësuar kapjen pas disa minutash, te sheshi “Wilson”, dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kundërshtuar me dhunë, efektivët, dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe të alkoolit dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos