Një punonjës i Ministrisë së Jashtme ka mbetur i plagosur rëndë këtë të mërkurë pasi u përplas nga një makinë që lëvizte me shpejtësi.
Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri po kalonte në vijat e bardha për të shkuar në punë kur është goditur nga makina.
Ai është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Emri i të plagosurit nuk bëhet me dije, teksa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të përfshirë në këtë aksident. (A2 Televizion)