Një grua 56 vjeç ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Vlorës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
A2 mëson se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” kur makina tip Benz përplasi gruan që po kalonte rrugën.
56 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, teksa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton dinamikën e aksidentit. (A2 Televizion)