Aksident pranë Korçës, makina i merr jetën kalimtarit

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 07:04 | Kronikë

Aksident pranë Korçës, makina i merr jetën kalimtarit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak para mesnatës në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake  automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos