Një 29-vjeçar në Kukës është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ky shtetas ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër.
Po ashtu në njoftim thuhet se autori i ngjarjes është identifikuar nga Policia, por për momentin gjeneralitetet e tij nuk bëhen të ditura.
Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.
Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. (A2 Televizion)