Dy operacione policore në Vlorë, zbardhen detajet

Nga Edi Ruçi
19 Shkurt 2025, 17:57 | Kronikë

Dy operacione policore në Vlorë, zbardhen detajet

Sot janë finalizuar në Vlorë dy operacione policore për kapjen e personave me rrezikshmëri shoqërore që lëvizin me armë zjarri dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike me llampa.

Finalizohet operacioni “Danger”, ku u kap në afërsi të Lungomares një person që lëvizte i armatosur. A2 mëson se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.S., 38 vjeç, person i dënuar më parë.

Gjithashtu, është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe karikator, si dhe plumba luftarake.

Sipas burimeve të A2, ky person u ka drejtuar armën e zjarrit efektivëve të policisë.

Ndërkohë, po procedohet në gjendje të lirë shtetasi me inicialet M.Sh., 38 vjeç.

Operacioni tjetër i finalizuar nga policia ishte ai “Indoor”, ku janë gjetur në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti 3-katësh, dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike. Në këto ambiente u gjetën 780 bimë kanabis, të larta 90-110 cm. 

A.L., 24 vjeç, banues në Lezhë, u arrestua. U shpall në kërkim shtetasi I.K., banues në Fier.

Në banesë të një shtetasi tjetër, E.L., u gjetën lëndë narkotike dhe është arrestuar në flagrancë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos