Aksident tragjik në Kukës, vdes 46-vjeçari, lëndohet vajza e mitur

Nga A2 CNN
10 Shtator 2024, 11:04 | Kronikë

Aksident tragjik në Kukës, vdes 46-vjeçari, lëndohet vajza

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Kukës, raporton A2 CNN.

Sipas policisë lokale, rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos