Solli në jetë fëmijë me 14-vjeçaren, lihet në burg Dritson Kurti

Nga Artin Halili
10 Shtator 2024, 10:19 | Kronikë

Solli në jetë fëmijë me 14-vjeçaren, lihet në

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dritson Kurtin i cili u arrestua nga policia e Korçës tri ditë më parë me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur, shkruan A2 CNN.

Prej një viti 21-vjeçari ishte i martuar me një 14-vjeçare me të cilën ka sjellë në jetë një fëmijë.

Në momentin kur 14-vjeçarja është shoqëruar nga bashkëshorti dhe familjarët ka shkuar në maternitetin e Korçës për të lindur, Shërbimi mjekësor i shtëpisë së lindjes për procedurë nisur nga mosha e minorenes ka lajmëruar policinë, të cilët kanë kryer arrestimin e Dritson Kurtit.

Familjarët e 21-vjeçarit por edhe ata të adoleshentes kanë qenë kundër këtij arrestimi me pretendimin se kjo është traditë e këtij komuniteti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos