Aksidenti me 3 fëmijët e plagosur në Tiranë, arrestohet shoferi, kaloi me portokalli

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 09:30 | Kronikë

Aksidenti me 3 fëmijët e plagosur në Tiranë, arrestohet

Policia Rrugore e Tiranës arreston shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Në pranga u vu 41 vjeçari Ekerem Skureni. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

Një prej 3 të miturve të plagosur ndodhet në gjendje të rëndë, raporton A2 CNN.

11-vjeçari J.N, i cili ka marrë goditje në kokë si pasojë e aksidentit, është në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Ndërsa dy të miturit e tjerë, 11-vjeçari O.A. dhe 9-vjeçari E.S. janë në gjendje të qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos