Shkodra plot me kanabis, asgjësohen 3000 rrënjë të tjera

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 09:04 | Kronikë

Shkodra plot me kanabis, asgjësohen 3000 rrënjë të tjera

Një tjetër operacion i suksesshëm i policisë për asgjësimin e parcelave me kanabis është zhvilluar gjatë kësaj jave në qarkun e Shkodrës.

Si rezultat i kontrolleve intensive, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në parcela të ndryshme në Shalë, Shosh, Shkrel, Kastrat dhe Qafë Mali.

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M dhe kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos