
Ka ndërruar jetë në spital 18-vjeçari me inicialet F.M., i cili u aksidentua sot në mbrëmje në afërsi të fshatit Bulgarec, në aksin Korçë-Pogradec.
I riu u godit nga një automjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi me inicialet L.S. Ky i fundit është shoqëruar nga policia.
“Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)